Mbi 7 mijë gjoba vetëm në muajin shkurt

Editor
3 Min Read

Policia Rrugore e Elbasanit ka vendosur mbi 7 mijë gjoba vetëm në muajin shkurt.

Sakaq, janë arrestuar në flagrancë 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë muajit shkurt 2024.

Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore.

Gjatë muajit shkurt 2024, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

janë arrestuar në flagrancë 17 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjatë këtij muaji, janë vendosur 7556 masa administrative, të ndara konkretisht:

3701 për shpejtësi mbi normat e lejuara;

563 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

98 për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vijat e bardha;

621 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;

54 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;

37 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

1158 për parakalime të gabuara;

291 për parkime të gabuara, 215 nga këto raste të evidentuara nga makina inteligjente;

34 për moskalim të këmbësorëve në vendin e përcaktuar për ta;

999 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe të ulin shpejtësinë dhe respektojnë këmbësorët në rrugëkalimin e përcaktuar për ta.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *