JiL.al - Jeto i Lumtur

Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministri Mbrojtjes Pirro Vengu mori pjesë në takimin e 24-ët të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), koalicion i përbërë nga të gjitha vendet e NATO-s dhe më shumë se 18 vende partnere, të bashkuar dhe të vendosur për të ndihmuar Ukrainën kundër pushtimit të paprovokuar të nisur nga Rusia që prej shkurtit 2022.

Në ndërhyrjen e tij, ministri Vengu çmoi këtë nismë të udhëhequr nga SHBA-të dhe nënvizoi se Shqipëria do vazhdoje të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe popullit të saj duke vijuar të japë asistencë ushtarake dhe humanitare.

Scroll to Top