Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto)

Editor
1 Min Read

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare mjeku i UÇK-së, Bajram Koçi. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin për vdekjen e Dr. Bajram Koci, specialist i Anesteziologjisë dhe Reanimimit…
ShSKUK, i shpreh ngushëllime familjes Koci, kolegëve dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje të madhe ”, shkruan Klinika në faqen zyrtare në Facebook.

Dr. Koci, ishte ndër të parët që dha kontribut të çmuar në themelimin e Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK. Për një kohë ishte edhe drejtor mjekësor në QKUK, duke kontribuar në themelimin dhe mbajtjen e shumë shërbimeve në Kosovën e pasluftës.

Në QKUK, punoi edhe si specialist i Anesteziologjisë për shumë vjet. Gjatë luftës së fundit, Koci ishte mjek i UÇK-së.
Varrimi i të ndjerit bëhet të shtunën në ora 14:00 në varrezat e fshatit Polac të Skenderajt.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *