
TIRANË- Mosbindja civile e opozitës në pesë pikat kyçe të kryeqytetit, konkretisht në Sheshin Willson, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit dhe te bashkia e Tiranës, ka përfunduar pas rreth tre orësh.
Bëhet me dije se qarkullimi ka nisur të hapet fillimisht në Sheshin Willson, ku mbajti fjalën përmbyllëse edhe kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve të opozitës, ndërsa njoftoi se do të shkojë te spitali i Traumës. Aty ndodhet edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat në protestë pas përplasjes me forcat e policisë.
Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se deputetët e tjerë të PD-së po nisen drejt selisë blu.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.