Mbyllja e TikTok, reagon Rama

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tiranë, 6 Mars, 2025 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të ministrës së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Përmes një postimi në “X”, Rama shpjegon se ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, dhe gjithashtu pasi janë ngritur kapacitetet teknike të nevojshme për implementimin e tij.

Rama theksoi se qeveria është në një dialog të ngushtë dhe pozitiv me kompaninë TikTok, e cila së shpejti do të vizitojë Shqipërinë për të paraqitur një sërë masash për të rritur sigurinë për fëmijët. Këto masa do të përfshijnë, ndër të tjera, përkthimin e platformës në gjuhën shqipe dhe risitë për përdorimin e saj në fushat e arsimit dhe studimeve.

Në postimin e tij, Rama shtoi: “Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, duke theksuar angazhimin e qeverisë për sigurinë e përdoruesve, veçanërisht të fëmijëve, në përdorimin e teknologjisë

Scroll to Top