Një tragjedi e rëndë është regjistruar në Nigeri, ku të paktën 100 persona raportohen të jenë mbytur në lumin Niger.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtetin Kuara, ku varka që transportonte dhjetëra familje që ktheheshin nga një dasëm u përmbys.
Zëdhënësi i policisë së zonës deklaron se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë persona janë shpallur të humbur, teksa 100 të tjerë janë nxjerrë nga ujërat e lumit.
Mbytjet e varkave në lumenjtë e Nigerisë janë të shpeshta dhe kjo për shkak të amortizimit të tyre dhe numri të madh të pasagjerëve që transportojnë.