
Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në zonën bregdetare të Zvërnecit, Vlorë, ku një turist i huaj ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është një shtetas i huaj në moshë të thyer, i cili është mbytur menjëherë pasi është futur në ujë. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pushuesit dhe autoritetet, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin zyrtar të viktimës.
Ende nuk dihet nëse ngjarja ka ndodhur për shkak të një problemi shëndetësor të menjëhershëm apo kushteve të pafavorshme në det.