Mbytet trageti me 105 pasagjerë 10 minuta pasi u nis nga porti

Jil
Jil
1 Min Read

Një incident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Greqi ku një traget është përmbysur 10 minuta pas nisjes së tij nga porti.

Anija e cila operonte në itinerarin Nea Stira–Agia Marina u nis nga porti me 105 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, tre anije të Rojës Bregdetare, një anije tjetër që transportonte pasagjerë dhe disa mjete private u angazhuan për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit. Fatmirësisht të gjithë njerzit u nxorën nga uji në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet detare kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe për të garantuar sigurinë e udhëtimeve në këtë itinerar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania