Ashtu siç pritej, në seancën e sotme plenare është miratuar projektligji për amnistinë penale, pas marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe grupimit të Berishës.
Nga 118 deputetë që ishin prezentë në Kuvend, 116 prej tyre dhanë votën pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
700 të burgosur do lirohen menjëherë, ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia.