Kuvendi gjatë ditës së sotme miratuar projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin. Deputetët kanë votuar me 73 vota pro, 7 deputetë votuan kundër dhe asnjë nuk abstenoi. Po ashtu vlen të theksohet se opozita nuk mori pjesë në votim edhe pse në ato mom ente ishte e pranishme në sallë.
Ky komision është kërkuar nga Partia Socialiste dhe pritet që të ketë në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.
Kërkesa u firmos më herët nga 7 deputetë të PS-së, duke nisur nga kreu i grupit Parlamentar Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri, Toni Gogu, Klevis Xhoxhi, Petro Koçi.