Më i madhi në histori, ja sa do të jetë buxheti i shtetit për vitin 2025

Editor
1 Min Read

Buxheti për vitin 2025 planifikohet të arrijë në vlerën 8.2 (822.7 mld lekë) miliardë euro afro 600 milionë euro më shumë se buxheti i këtij viti. Në projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat do të arrijnë në 754.6 mld lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual. Ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro. Në projektbuxhet është parashikuar edhe emetimi i një eurobondi në vlerën 650 milionë euro, ndërkohë që pritet ulje e konsiderueshme e borxhit publik.

“Borxhi publik bruto do vijojë trajektoren rënëse në përputhje me rregullin respektiv fiskal. Në vitin 2024 parashikohet që borxhi publik bruto të bjerë në rreth 56.3 për qind të PBB-së dhe pritet të vijojë të bjerë më tej në rreth 55.8 për qind në vitin 2025. Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55.0 për qind në vitin 2026 dhe më tej në rreth 48.5 për qind në vitin 2031”, thuhet në relacion.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *