“Më i madhi në historinë e vendit”/ Vijon përhapja e zjarrit në territorin izraelit

Jil
Jil
3 Min Read

Izraeli është duke përjetuar një nga zjarret më shkatërruese në historinë e tij, që ka shpërthyer mëngjesin e së mërkurës pranë Mesilat Zion, jashtë Jeruzalemit. Shërbimi meteorologjik izraelit ka paralajmëruar se kushtet e rënda atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit mund të vazhdojnë, ndërsa zjarret përfshijnë Jerusalemin dhe Izraelin qendror. Kombinimi i erërave të forta, temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe lagështisë së ulët në vend po rrit rrezikun dhe përhapjen e zjarreve.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, po zhvillon një “maratonë” bisedimesh me homologët ndërkombëtarë, me fokus në vendet evropiane. Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 119 ekipe zjarrfikësish, 10 avionë zjarrfikës dhe një helikopter. Mediat izraelite kanë raportuar se kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, është nisur drejt zonës së përfshirë nga zjarret.Komandanti i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në rajonin e Jerusalemit ka deklaruar se këto mund të jenë zjarret më të mëdha në historinë e Izraelit dhe se zjarrfikësit kanë ende shumë punë përpara se të mund ta vendosin zjarrin nën kontroll.

Zjarri ka shkaktuar edhe të plagosur, përfshirë dy foshnja dhe dy gra shtatzëna, ndërkohë që 13 persona janë dërguar në spital për shkak të thithjes së tymit dhe djegieve. Dhjetë persona të tjerë morën ndihmë mjekësore në vendngjarje, ndërsa shërbimi i urgjencës ka evakuuar persona të moshuar dhe pacientë të pafuqishëm me autoambulanca dhe njësi intensive të lëvizshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al