
Tiranë – Arrestohet 28-vjeçari pasi tërhoqi me postë pako me lëndë narkotike të trafikuar nga SHBA
Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dërgesa 3”, u arrestua Albion Merkaj, banues në Fier. Sipas Policisë, ai u ndalua në një degë postare në Tiranë, në momentin që po tërhiqte një pako ku u gjetën rreth 135 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa me përqindje të lartë THC.
Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu edhe tre aparate celularë.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al