Studimi i linjave tona të dorës për të zbuluar tipologji të karakterit tonë është një shkencë shumë e lashtë. Disa sinjale e dini që mund t’i merrni duke ju referuar gjatësisë së gishtërinjve tanë, për të mësuar më shumë rreth personalitetit tonë. Healthyfoodteam.com shqyrton duart tuaja përmes “vijave të zemrës”, siç i quan ajo vijat në të cilat zbulohet qasja që ju keni ndaj një personi, ndaj dashurisë apo marrëdhënieve në tërësi. Siç ilustrohet, vija e zemrës shkon nga pjesa e jashtme e pëllëmbës drejt gishtit të mesëm. Duke shikuar dorën dhe duke e krahasuar atë me ilustrimet, mund të shihni se çfarë thotë linja e zemrës suaj në lidhje me tipin tuaj, sipas class. Sigurisht, që e gjithë kjo është argëtuese, ndaj edhe teoritë janë të panumërta, e të befasishme.
A) Nëse vija e zemrës suaj fillon nën gishtin e mesëm, ju jeni një lider i lindur. Ju jeni i pavarur, ambicioz dhe inteligjent. Ju jeni i vendosur, por edhe më pak i ndjeshëm, ndaj njerëzit ju perceptojnë si person i ftohtë.
B) Nëse vija e zemrës suaj shkon mes gishtit të gjatë dhe atij të indeksit, ju jeni një person i dashur, i cili është i sjellshëm dhe miqësor ndaj të tjerëve. Ju jeni gjithashtu një person i besueshëm i cili tregon respekt për mjedisin e vet.
C) Nëse vija e zemrës suaj fillon nën gishtin tregues, keni të njëjtat karakteristika si në kategorinë e parë “A”.
D) Nëse vija e zemrës suaj fillon ndërmjet gishtit tregues dhe gishtit të parë, ju jeni një person i durueshëm, i kujdesshëm dhe i ndjeshëm.