Mediat italiane, lavde për dy vëllezërit shqiptarë

Editor
2 Min Read

Nuk janë ende në elitë, por nuk do të vonojnë. Në Serinë B të Italisë luajnë dy sulmues shqiptarë, madje dy binjakë, që kanë krijuar një histori.

Kristian dhe Stiven Shpendi janë protagonistë në skuadrat e tyre, ndonëse kohën e suksesit e kanë pasur të ndryshme.

Gjithsesi, e përditshmja kryesore sportive në Apenine, “La Gazeta delo Sport” e pa të arsyeshme t’u kushtonte një shkrim të gjatë, ndërsa në këtë fillim të janarit pritet që topi të rrotullohet përsëri.

“Rëndësia e mbiemrit Shpendi, – titullon “La Gazeta”, – Kristiano nokaut e Çezenë në krizë, shfaqje e Stivenit dhe Karrareze vrapon!”

Kristian Shpendi është shënuesi më I mirë I Serisë B me 10 gola, por u dëmtua në 14 dhjetor, dhe që nga ajo ditë, skuadra e tij vetëm humb.

Tre disfata radhazi dhe Çezena është tani jashtë zonës së plej ofit që mund të të sigurojë Serinë A.

Ndërkaq, 21-vjeçari tjetër Stiven Shpendi, po kthehet në formë.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka shërbyer dy asistë për Karrarezen, dhe rrjetat kanë nisur në dhjetor.

Binjaku tjetër I familjes shqiptare shpreson të rikthehet në nivelet e dy sezoneve më parë kur realizoi 12 herë tek Çezena, aty ku tani luan vëllai I tij.

Falë Stivenit, Karrareze ka hyrë në zonën plej of në Serinë B, ndërsa në pranverë pritet një duel goli I dy vëllezërve.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *