Megaoperacioni me 15 urdhër-arreste, zv.drejtor i Policisë T…

Jil
Jil
2 Min Read

Alket Shatro, zv.Drejtor i Policisë së Tiranës i ftuar në studion e emisionit “Open” ndau detaje në lidhje me shkatërrimin e bandës së Leart Haxhiut dhe arrestimit të Artan Tafanit, tashmë i penduari i drejtësisë.about:blank

Shatro tregoi se si u bë e mundur identifikimi, shpallja në kërkim, si dhe arrestimi i Artan Tafanit. Në lidhje me rolin e Tafanit në bandën kriminale, zv.drejtori i policisë tha se ka qenë ekzekutori, ndërsa Haxhiu ishte personi që jepje urdhër se kush do ekzekutohej, sakaq shtoi se e bënte për qëllime financiare, apo për të eliminuar ata që kishte konflikte.

“Nga vjedhja me dhunë një pikë valutore në Astir, Tiranë, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit. Ai u identifikua për shkak të informacionit në inteligjencën policore, veshjet, në garazh u gjet një makinë. Më pas u bë një kërkim i një shkalle të gjerë pasi kishte një ‘background’ (të shkuar) kriminale, u bë operacion i gjerë e jo vetëm në Tiranë, por edhe në qarqe. U organizua operacioni dhe u bë e mundur kapja e tij në një hotel në rrugën Lushnjë-Fier. Artan Tafani është anëtar i grupit të Leart Haxhiut dhe ka rolin e ekzekutorit, në shumicën e vrasjeve. Haxhiu është kryesori në këtë grup kriminal pasi jepte urdhër vrasje. Ai kishte përfitime financiare por edhe për shkaqe konfliktesh.”, u shpreh Shatro.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *