Meloni uron Ramën për fitoren, Kryeministri: “Grazie, Sorella”

Jil
Jil
2 Min Read

Tiranë, 13 maj 2025 – Pas përfundimit të procesit zgjedhor të 11 majit dhe konfirmimit të Partisë Socialiste si forcë fituese me shumicë të qartë parlamentare, kanë nisur urimet nga liderët ndërkombëtarë.

Ndër të parat që reagoi ishte Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila i dërgoi një mesazh urimi homologut të saj shqiptar, Edi Rama, për rizgjedhjen në krye të qeverisë.

Në një deklaratë zyrtare, Meloni thotë:

“Dua ti shpreh urimet e mia më të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin tij në krye të qeverisë shqiptare.

Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy vendet tona është forcuar edhe më tej falë iniciativave të përbashkëta, fryt i një dialogu konstruktiv dhe një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative.

Do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjen mes dy qeverive dhe për të arritur objektivat tona të përbashkëta, përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe përparimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë.”

Kryeministri Edi Rama nuk vonoi në përgjigje, duke e falënderuar Melonin me një mesazh publik ku shkroi:

“Grazie, Sorella. Është një nder të shërbej për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe një privilegj të bashkëpunoj me një lidere si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë.

Nuk e di nëse kam shkruar saktë un leader apo una leader, por di me siguri që më e mira për vendet tona është ende për të ardhur.” /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania