Merr flakë makina në Berat, mjeti shkrumbohet totalisht! Ja çfarë dyshohet

Jil
Jil
1 Min Read

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën e Mimiasit në fshatin Rroshnik në Berat. Ngjarja ka ndodhur në orë 20:30 minuta dhe makina është shkrumbuar plotëshisht.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar repartet zjarrëfikëse që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, shuarjen e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve drejt masivit me pisha dhe parcelave me ullinj.

Sipas zjarrëfikësve, shkak për zjarrin në makinën tip Peugeot që ishte në pronësi të shtetasit Vangjel Bitri, banues në Berat, mund të ketë qenë një defekt në qarkun elektrik.

Sipas zjarrëfikësve, Bitri kishte shkuar në parcelën që ka në pronësi në Mimias dhe mjeti mori flakë rreth 40 minuta pasi ishte fikur dhe parkuar në rrugën e Mimiasit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania