Merr flakë makina në qendër të Elbasanit

Editor
1 Min Read

Gjatë mesnatës së fundit një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve, mësohet se burime jo zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.45 në afërsi të Rreth-rrotullimit pranë Godinës së Postës Shqiptare.

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë prej tij ,ndërsa automjeti është shkrumbuar tërësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve dhe largimin e automjetit nga rruga.
Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar një difekt në sistemin elektrik .

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *