Merr makinën e vëllait pa leje, përfundon në pranga 54-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka vjedhur makinën tip Rang Rover të vëllait të tij 52-vjeçar.
policia elbasanKa qenë ky i fundit ai që denoncoi të vëllanë në polici për vjedhje. Pas kallëzimit, policia ka arrestuar 54-vjeçarin, i cili po qarkullonte në qytet me makinën që dyshohet se i vodhi vëllait.

I vodhi vëllait “Range Rover-in” , arrestohet nga policia

Njoftimi i policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.
Sipas policisë shtetasi L. H., 52 vjeç, kishte denoncuar se gjatë natës së djeshme i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, i cili rezultoi se ishte vëllai i denoncuesit L. H .

Autori i vjedhjes së automjetit u kap ndërsa ishte duke qarkulluar me “Range Roverin”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al