JiL.al - Jeto i Lumtur

Merrni një mesazh special për këtë fundjavë duke zgjidh një imazh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Imazhi nr.1

Këtë fundjavë, bëni aktivitete që stimulojnë kreativitetin tuaj, fuqinë tuaj krijuese. Ndaloni së menduari për atë që ju pëlqen të bëni, por nuk keni pasur kohë përpara karantinës. Nëpërmjet krijimtarisë do të shpreheni më mirë dhe do të lehtësoni kokën nga detyrimet dhe tensionet e përditshme.

 
Kreativiteti juaj mund të zbulojë gjithashtu një dhuratë që ishte harruar më parë dhe kush e di se mund të mos kthehet në një biznes fitimprurës? Eksperimentoni, luani, pikturoni dhe shkarravitni.

Imazhi nr.2

Ylli sjell me ekuilibrin dhe shpresën e tij dhe na kujton se ne të gjithë kemi një shkëndijë hyjnore brenda nesh. Përfitoni nga kjo fundjavë për të përgatitur atë banjë dhe për të llastuar veten dhe për t’u ndjerë mirë.

Fikni zhurmën e jashtme dhe ndizni shkëndijën e Dritës brenda jush përmes meditimit, ushqimit të mirë, leximit emocionues dhe lutjes. Ju sfidoj të kujdeseni për shpirtin tuaj këtë fundjavë!

Imazhi nr.3

Kjo fazë izolimi nuk ishte e lehtë për ju. Ju duhet të kërkoni një rrugë që do t’ju ndihmojë të keni stabilitet emocional, shpirtëror dhe fizik. Përfitoni nga kjo fundjavë për të reflektuar mbi jetën tuaj në një mënyrë optimiste, shkruani intuitat tuaja ose prisni që ndonjë ëndërr të sjellë përgjigjen që ju nevojitet në atë moment!

Mos merrni vendime dhe mos nxitoni në përfundime! Kur vetmia përpiqet t’ju rrëzojë, kërkoni terapi, bisedoni me një mik , thoni se si ndiheni ose lutuni udhëheqësit tuaj shpirtëror. Ju nuk jeni vetëm!

Burimi: namastest.net

Përkthyer nga: JiL.al. Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa autorizimin e redaksisë

Scroll to Top