‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

Jil
Jil
2 Min Read

Mendohej që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, kishte vijuar të tërhiqej. Kjo gjë u konstatua kur e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.

TIRANA- Më 19 maj të këtij viti, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një problem nga Maminasi. Zonja Flora Hidri tregoi se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ndërroi jetë. I vëllai i Florës tha se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidri, konstatoi se i ndjeri nuk ishte çregjistruar.

Mendohej që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, kishte vijuar të tërhiqej. Kjo gjë u konstatua kur e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.

“Stop” u ndal në postën numër 22 në Tiranë, ku ishte bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës refuzoi të jepte informacion duke thënë se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt. “Stop” siguroi prokurat e paraqitura që u vendosën para notereve që kishin firmosur, por të dyja ato thanë se prokurat ishin të falsifikuara.

Më pas, u gjet 68-vjeçari Rexhep Zhegu, i cili prej 6 vjetësh tërhiqte pensionin e të ndjerit Hamdi Hidri. Zhegu tha se e kishte marrë pensionin dhe ia kishte dhënë nipit të të ndjerit, Fatmir Lika. Të dy përgjegjësit e këtij mashtrimi dhe vjedhjeje, u denoncuan në Krimin Ekonomik dhe u shoqëruan në polici.

Pas këtij transmetimi, kunati i të ndjerit, Gëzim Gjergji, shpreh falënderimin që ka marrë çregjistrimin e të ndjerit dhe ka nisur procedurën që motra e tij të përfitojë pensionin familjar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania