Mesazh për përminutshmërinë e jetëve tona…..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nga Tritan Kalo

Ditë të Mërkurë sa më të mbarë bashkëatdhetarë e bashkëkombas….
JETA dhe “kripa e detit të saj” të sjellin në pjatë për çdo dekikë të jetësimit tonë, ato çka ti vetë ke hedhur në to me veprimet dhe me mos veprimet e tua….
KURDOHERË duhet të kujdesemi që me fjalët dhe me veprimet tona të trasojmë vetëm e vetëm mirësi, dashuri, qetësi e mbrothësi për mëndjet dhe për jetët e bashkëatdhetarëve e bashkëkombasve tanë….
Në të kundërt nuku kemi pse të brengosemi nga dënimet hakmarrëse e hakbartëse të bëmave tona, nga ana e Popullit, e Perëndisë dhe e Drejtësisë….
“FATIN” e jetësimit të përminutshmërive të jetëve tona mendore, shpirtërore e fizike e kemi vetëm e vetëm në duart tona…..
FILOZOFI i pagabueshëm “il poppolo Albanese” ndërshekuj na ka përçuar mesazhin e kurdokohshëm: “Bëj vetëm të mira në këtë Botë dhe hidhi ato në det. Kripa e detit kurdoherë do të ti sjedh ato në pjatën tënde. Në mos ta ditë Njerëzia së paku do të ta dijë Perëndija”….
Jeta në përditësimin e saj por edhe pas kalimit në amëshim të gjithësecilit prej nesh, skalit në mëndjet e atyre që gjallojnë mbi Tokën tonë Arbërore dhe pasardhësit e tyre vetëm ata, të cilët për lajtmotiv të jetës kanë patur: “ OMEN est NOMEN” ( “NJERIU është EMËR”)….
PARAJA, PASURIA dhe PANGOPËSIA (PPP-ja e Pusht-Shtetarëve tanë të këtyre 33 viteve Demon-Kraci), të krijon iluzionin e kotë të plotfuqishmërisë mbi fatet e jetët tona, POR ato ishin, janë dhe kurdoherë do të mbeten “Iluzione të kota dhe të humbura” në shekullsinë e Historiografisë Shqiptare…..
Mendoni e punoni jo vetëm për jetësimin tuaj por edhe të brezave që vinë pas teje….
Bëhuni më kenedianë në ato çka mendoni e bëni në këtë botë, dhe kurdoherë shihni në rrallë të parë ato se çka ju bëni për Shqipërinë, Atë dhe Mëmë-dheun tonë, e jo çka ajo bën për ju….
BOTA ishtë është dhe kurdoherë do të mbetet e SHQIPTARËVE atë-dhedashës, dhe jo e pusht-shtetarëve të pangopur a plang-shpërdorues të pasurive të pafundme mbi dhe nëntokësore të Trojeve Arbërore….
Together forever and ever

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top