Mesazh prekës nga María Guardiola për vajzën e Luis Erique-s pas triumfit të PSG-së në Champions

Jil
Jil
1 Min Read

Fitorja historike e Paris Saint-Germain në finalen e Champions League ka sjellë jo vetëm festime madhështore, por edhe momente emocionuese mes familjeve të atyre që ishin në qendër të suksesit.

Një nga këto momente u regjistrua në rrjetet sociale, ku Sira Martínez, vajza e trajnerit të PSG-së Luis Enrique-s, ndau emocionet e saj pas triumfit të babait të saj

Sira publikoi disa fotografi me familjen nga nata e finales dhe festimet e mëpasshme, duke shfaqur krenarinë për arritjen e babait të saj, një nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij si trajner.

Mesazh prekës nga María Guardiola për vajzën e Luis

Ndër reagimet e shumta që mori, bie në sy komenti i María Guardiola-s, vajza e trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola. Ajo e përshëndeti Sira-n me disa emoji zemrash, duke shprehur gëzimin për të, pavarësisht se baballarët e tyre janë rivalë të mëdhenj në botën e futbollit.

Ky gjest i thjeshtë, por i ngrohtë, nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e tyre, të cilët e vlerësuan lidhjen e sinqertë dhe afërsinë mes vajzave të dy prej trajnerëve më të mëdhenj të futbollit modern, përtej çdo rivaliteti sportiv.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania