Keni plane për fundjavë? Mësoni më parë si do të jetë moti

Editor
2 Min Read

\Ditët e fundit të këtij viti dhe fillimi i vitit 2025 do të vazhdojnë me mot të qëndrueshëm, temperatura të ulëta dhe pa reshje shiu apo dëbore. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha për Report Tv se vetëm nga data 2 janar mund të ketë reshje të dobëta shiu.

“Temperaturat do të vijojnë të qëndrojnë të ulëta, por në bregdet dhe zonat e ulëta nuk zbresin nën zero.
Zonat malore janë ato që vazhdojnë të qëndrojnë nën vlerat minimale nën zero, por që nuk shkojnë më poshtë se -2, -3 gradë”, tha Anira Gjoni për një studio televziizve.

Ndërkohë për ditën e nesërme Gjoni shtoi se temperaturat maksimale do të kapin vlerën 12 gradë.
Në zonat bregedetare minimalet do të jenë 7 gradë dhe temperatura maksimale do të jetë 12 gradë. Zonat e ulëta ku bën pjesë edhe kryeqyteti minimalet do të jenë 3 gradë dhe maksimalet 9 gradë.

Në zonat malore minimalet do të jenë -2 gradë dhe ato maksimalet 3 gradë”, theksoi Gjoni, duke nënvizuar se në juglindje dhe verilindje gjatë këtyre ditëve nuk do të ketë të kemi reshje dëbore.

Më tej Gjoni shtoi se ky dhjetor ka qenë më i ftohtë se viti i kaluar, me temperatura më të ulëta dhe praninë e reshjeve të dëborës.

Më 31 dhjetor minimalet në bregdet do të shënojnë 6 gradë dhe maksimalet 13 gradë.

Në zonat ulëta minimalet do të jenë 4 gradë dhe maksimalet do të jenë 10 gradë.

Në zonat malore minimalet do të jenë 0 gradë dhe maksimalet 6 gradë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *