
Një avokat ia shiti pusin e tij një mësuesi. Dy ditë më vonë, avokati shkoi te mësuesi dhe i tha: “Zotëri, jua shita pusin, por jo me ujë brenda!” Nëse doni ta përdorni ujin, do t’ju duhet të paguani më shumë.”
Mësuesi buzëqeshi dhe u përgjigj: “Po keni të drejtë edhe unë po vija tek ju që t’ju thoja të merrni ujin nga pusi im ose ndryshe do të filloni të paguani qiranë e mbajtjes së ujit në pusin tim.”
Avokati pasi dëgjoi përgjigjen u nervozua dhe tha: “Po bëja shaka!”
Mësuesi qeshi dhe tha: “Njerëz si ju bëhen avokatë pasi kalojnë nga duart tona!