Meta del kundër ‘Shtetit Bektashi’: Shashkë politike!

Editor
1 Min Read

Meta del kundër ‘Shtetit Bektashi’: Shashkë politike!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku ka folur për idenë e krijimit të “Vatikanit” në Tiranë.

Ai tha se kjo ide është e mirëpritur, por sulmoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se e përdor këtë nismë për qëllime politike.

Sipas tij kjo ide mund të kthehet në precedent për rajonin tonë.

“Shashkë politike ku Rama është përfshirë vetë, çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm një nga vlerat tona kombëtare, por dhe për ta identifikuar Shqipërinë si qendër bektashiane është e mirëpritur, por nuk mund të keqpërdoret si agjendë politike, aq më tepër kur nuk janë të konsultuara dhe që rrezikojnë të kthehen në precedent për rajonin tonë”, tha Meta.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *