Milan mposht Lazion dhe ngjitet në krye! Video me golat

Jil
Jil
1 Min Read

ITALI – Nuk ndalet Milan. Kuqezinjtë marrin 3 pikë mjaft të çmuara përballë Lazios në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” e vlefshme për jvën e 7-të të Serisë A.

Një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë të cilët pas disfatës në derbi dhe barazimit me Newcastle në Champions League, ata i janë rikthyer fitores së tretë rradhazi duke marrë përkohësisht kreun i vetëm.

Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, në të dytën për kuqezinjtë zhbllokojnë shifrat e ndeshjesh me Pulisiç në minutën e 60-të, tashmë i shndërruar në një njeri gol tek kuqezinjtë.

Në mbyllje të takimit vulos gjithçka Okafor, pas një inkursioni perfekt të Leaos që i jep shansin shokut të skuadrës të shtyjë topin në rrjetë.

Me këtë fitore Milani arrin në kuotën e 6 fitoreve në 7 ndeshje dhe me vetëm një humbje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *