Milan nis epokën “Allegri”: Starti zyrtar të hënën, mungon ‘Curva Sud’

Jil
Jil
2 Min Read

Të hënën, më 7 korrik, skuadra e Milanit nis zyrtarisht sezonin e ri futbollistik nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri. Pas dy ditëve testimesh fizike të zhvilluara të premten dhe të shtunën, skuadra do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në qendrën sportive të Milanello, duke shënuar nisjen e epokës së re “Allegriane”.

Seanca e mëngjesit do të jetë e mbyllur për publikun, ndërsa në orën 13:00, në ambientet e Casa Milan, do të zhvillohet prezantimi zyrtar i trajnerit Allegri para mediave dhe përfaqësuesve të klubit.

Në mbrëmje, në orën 18:00, është planifikuar një seancë stërvitore e hapur për tifozët në fushën e jashtme të Milanellos, ku pritet një pjesëmarrje entuziaste nga mbështetësit kuqezi – me një përjashtim të rëndësishëm.

‘Curva Sud’ bojkoton nisjen e sezonit Në një postim në rrjetet sociale, grupimi ultras më i njohur i Milanit, ‘Curva Sud Milano’, ka bërë të ditur se do të bojkotojë nisjen e sezonit të ri, duke mos marrë pjesë në seancën stërvitore të së hënës. “Ju kujtojmë se të hënën, më 7 korrik, ‘Curva Sud’ Milano nuk do të jetë i pranishëm në Milanello”, thuhet në një story të publikuar në Instagram nga grupimi.

Ky veprim vjen si pjesë e një proteste të vazhdueshme ndaj drejtimit aktual të klubit dhe politikave të merkatos. Mbetet për t’u parë nëse tensionet mes tifozerisë dhe drejtuesve do të ndikojnë në atmosferën që shoqëron fillimin e sezonit të ri.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania