Milan shijon pikët e para në Champions, thyen Brugge

Editor
1 Min Read

Milan merr pikët e para në UEFA Champions League, teksa në shtëpi triumfoi 3-1 ndaj Clube Brugge. Ndeshja u zhbllokua nga Pulisic, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 34-të, direkt nga goditja e këndit.

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 40-të, pas daljes me karton të kuq të Oneyedika. Gjithsesi, belgët në pjesën e dytë, pavarësisht inferioritetit numerik barazuan llogaritë me Sabbe. Gëzimi ishte i përkohshëm, pasi të besuarit e Fonsecas rikthyen rezultatin në favorin e tyre falë dopietës së mesfushorit Reijnders. Në fund, pati kohë edhe për Camarda, por goli u anulua për Offside.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *