Minatorët e Bulqizës futen në ditën e katërt të protestës

Editor
1 Min Read

Minatorët në Bulqizë kanë vijuar me protestën e tyre edhe ditën e sotme. Ata kanë deklaruar se protesta nuk do të ndalet deri në realizimin e pikave që i kanë kërkuar kompanisë “Albchrome”.

Ndër pikat e kërkuara më kryesoret minatorët kanë përmendur rritjen e pagës që ju ishte premtuar që në muajin janar dhe heqja e punës së detyrueshme ditëve të shtuna. Një tjetër kërkesë e rëndësishme e tyre është miratimi i statusit të minatorit.

Sipas raportimeve, ditën e sotme minatorët e turnit të dytë dhe të turnit të tretë nuk janë lejuar që të futen brenda rrethimit të minierës për të mbështetur kolegët e tyre. Ata janë shprehur se kompania iu ka bllokuar aksesin e kartave me të cilat futen brenda.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al