Ministr Balla Forcat Blu operacione për goditje e kultivimi të kanabis

Editor
1 Min Read

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka në luftën kundër kanabisit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se, “pesë operacione të tjera Tiranë, Berat, Durrës, Fier dhe Muriqan kanë goditur raste të tentativës për kultivim të kanabisit”.

Balla tha se, policia po vijon goditjen edhe ndaj armëmbajtjes pa leje apo shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

“Gjithashtu Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjen e fenomenit të armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave dhe mjediseve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë”, u shpreh Balla.

Në Fier u finalizua operacioni policor i koduar “Transportuesi”, gjatë të cilit u vu në pranga një 28-vjeçar i cili transportonte 1.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen.

Në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, u cu në pranga një 34-vjeçar i cili tentoi të dilte nga Shqipëria, me një sasi kanabisi me vete. Policia kreu dhe operacione të tjera me kapjen e sasive të kanabisit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *