Ministri Taulant Balla thirret në SPAK

Editor
1 Min Read

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet prej një ore në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.  

Ende nuk dihen arsyet përse Balla ndodhet në SPAK. 

Megjithatë jo zyrtarisht thuhet se ai po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin.

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për mediat bën me dije:

“Jo zyrtarisht mësohet se është takim pune, rutinë. Kemi pyetur edhe pranë SPAK nëse ka një takim zyrtar, ende nuk e kemi një përgjigje. Mbetet për t’u sqaruar arsyeja përse ka qenë kështu. Balla është ndodhur për rreth 60 minuta në Prokurorinë e Posaçme. Sa i përket protokollit drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk shkon në zyrën e ministrit. Vet z.Balla në një reagim të shkurtër është shprehur se aktualisht është në mbledhjen e grupit të PS”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *