TIRANË- Ditën e sotme janë miratuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore në sesionin e vjeshtës. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit provimet e maturës do të nisin më datën 16 Gusht. Në këtë datë do të zhvillohet provimi i parë ai gjuhës së huaj.
Ndërkohë data për provimin e radhës do të jetë më 22 Gusht ku do të zhvillohet testimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë. Provimi i matematikës do zhvillohet më 28 Gusht ndërsa sesioni i vjeshtës do të mbyllet më 4 shtator ku do të zhvillohet provimi i lëndës më zgjedhje. Edhe provimet e maturës të shkollave profesionale do ketë të njëjtat data më gjimnazet e përgjithshme, vetëm se më 4 Shtator ata zhvillojnë provimin e teorisë profesionale të integruar.