Miratohet me votat e maxhorancës buxheti i vitit 2025

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tiranë- Me 75 vota pro dhe 24 kundër, është miratuar në seancën plenare të kësaj të marte Buxheti për vitin 2025.

Pas miratimit në tërësi, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar mbylljen e kësaj seance.

Më herët gjatë seancës së sotme, maxhoranca rrëzoi 11 amendamentet e Partisë së Lirisë dhe të opozitës. Me 77 vota u rrëzuan 2 amendamentet e propozuara nga PD për të pezulluar të gjitha prokurimet për investime publike dhe shpenzimet luksi deri në momentin për caktimin e minimumit jetik, për të cilën deputeti i PD-së Flamur Noka propozoi 200 euro.

Buxheti i vitit 2025 është në masën 825 miliardë lekë, që do t’i shpërndahen institucioneve për shpenzimet dhe investimet e parashikuara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top