Mitsotakis i dërgon mesazh kërcënues Shkupit

Editor
1 Min Read

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një tjetër mesazh Mqedonisë së Veriut, lidhur me çështjen e emrit.

Mitsotakis deklaroi se ‘nëse udhëheqja e re e Shkupit këmbëngul në retorikën provokuese, atëherë rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur’.

“Jam i pakënaqur që fqinjët tanë veriorë kanë zgjedhur në këtë moment të kthehen në kohë dhe të vënë në dyshim emrin e vendit të tyre. Kur u votua marrëveshja e Prespës, ND-ja ishte kundër, por kishte thënë se nuk mund të prishim një marrëveshje ndërkombëtare me ligj dhe nen.

Unë dua të dërgoj një mesazh disa kilometra larg kufijve tanë, në Shkup: nëse ata këmbëngulin në sfidimin e thelbit të marrëveshjes për emrin e vendit, dijeni se rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur.”, tha kryeministri grek gjatë një tubimi.

Po ashtu ai vuri në dukje gjithashtu se reagimi i Komisionit ndaj deklaratave të papranueshme të Presidentit është bërë me nxitjen e Greqisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *