
Këtë të Premte, Policia e Tiranës raporton 3 raste për “zhdukjen” e disa personave. Mes tyre, është një i mitur dhe një vajzë 20 vjeçare, të cilët nuk dihet ku janë prej 4 ditësh.
“Kanë kallëzuar shtetaset: -A. G., 45 vjeçe, se më datë 07.04.2025, është larguar nga banesa e tyre në Lushnjë, djali i saj, 16 vjeç. Po bashkëpunohet me Komisariatin e Policisë Lushnjë, për të gjetur shtetasin e mitur; -M. A., 40 vjeçe, se më datë 07.04.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. A., 20 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.-N. Z., 55 vjeçe, se gjatë natës është larguar nga banesa, motra e saj, shtetasja N. H., 46 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thotë Policia.
Ndërsa pas një sërë kërkimesh janë gjetur në Durrës dy të mitur, të cilët ishin larguar nga banesa pa komunikuar me familjarët.
“Mesditen e djeshme, ka njoftuar shtetasja B. K., 44 vjeçe, se ishin larguar pa komunikuar me familjarët, djali i saj 13 vjeç, së bashku me shokun e tij, bashkëmoshatar. Si rezultat i kërkimeve të pandërprera të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të miturit janë gjetur në Durrës dhe iu janë dorëzuar familjarëve, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë deklaruar se janë larguar, me dëshirën e tyre”, raportojnë blutë.