Mjeti përplas motorin në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Aksident në aksin Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi në fshatin Zvirinë.

Një automjet u përplas me një motor. Për pasojë, dy personat që udhëtonin me motor kanë marrë lëndime të shumta dhe u transportuan për në spitalin e Korçës.

Në vendngjarje shkoi policia që kreu veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja G. P., pasagjere në motomjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Scroll to Top