
Në kuadër të projektit “E ardhme Gjithëpërfshirëse – Një sipërmarrje Sociale dhe akses në Shëndet Publik për Romët dhe Egjiptianët në Shkodër”, qendra rinore Trokitje organizoi një vizitë studimore në Qendrën Aulona në Vlorë më 18 Nëntor 2024. Kjo vizitë u mundësua për ekipin e Trokitjes dhe Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD), që përfshin individë Egjiptianë tashmë të punësuar, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Duke përfshirë një program të pasur që përfshinte informim dhe vizita në qendrat klinike dhe ato të kujdesit për të moshuarit, vizita pati një ndikim të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve për ofrimin e kujdesit shëndetësor në komunitetin e Shkodrës, me fokus te përfshirja e të rinjve, grave në moshën riprodhuese dhe personave të moshuar.
Ja njoftimi:
Në kuadër të projëktit “E ardhme Gjithëpërfshirëse – Një sipërmarrje Sociale dhe akses në Shëndet Publik për Romët dhe Egjiptianët në Shkodër” qendra rinore Trokitje organizoi një vizitë studimore në Qendrën Aulona, Vlorë me 18 Nëntor, 2024.
Ekipi i Trokitjes/ACPD (Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin), i cili përfshin 8 individë Egjiptianë tashmë të punësuar së bashku me koordinatoren e projektit u takuan me stafin drejtues, mjekësor dhe mbështetës të qendrës së Vlorës, që ka një përvojë të shquar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore që nga viti 1998.
Programi njëditor, pjesë e te cilit ishin sesioni i informimit dhe vizitat si në qendrat klinike ashtu edhe në ato të kujdesit për të moshuarit, zgjoi interesin e pjesëmarrësve të cilët morën informacion të vlefshëm për metodologjinë e ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor si pjesë e zbatimit të projektit në territorin e bashkisë Shkodër dhe më specifikisht në rajonin 4.
Kjo vizitë studimore synoi në shkëmbimin e praktikave më të mira dhe përvojat në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të kujdesit shëndetësor për komunitetin dukë përfshirë të gjitha grupmoshat në veçanti të rinjtë,të rejat, gratë në moshën riprodhuese dhe moshat e treta.
Vlera e këtij shkëmbimi qëndron në përvojën praktike të të mësuarit, duke mundësuar ekipit të riprodhojë këto praktika në Shkodër.