Grida Duma në hyrje të “Top Story-t” mbrëmjen e djeshme ka bërë një analizë në lidhje me situatën që ndodhet çifti Meta-Kryemadhi.
Grida Duma: Ka aq shumë pyetje që mund të ngrihen në raportet e krijuara tashmë mes politikës, jetës së brendshme të këtij çifti dhe realitetit të tyre brenda personales dhe brenda jo personales, në publike. Është një primetime politik i cili meriton një analizë për atë që deri më sot ka qenë forca Kingmaker. Ilir Meta ishte përcaktuesi i pushtetit si majtas dhe djathtas, ka ditur të lundrojë mirë, por pa dyshim në këtë lundrimi të mirë mes shpesh shumë pushtetit dhe shumë rrallë jo pushtetit, kanë krijuar në fakt edhe rrymat të Monikës apo të Ilirit.
Ka pasur brenda Partisë së Lirisë sot, LSI-së së djeshme, ato hallkat dhe zinxhirët që luftonin dhe gërryenin nga brenda që në dy partitë e tjera të mëdha njiheshin si intriga të zakonshme brenda llojit, a është thënë ndonjëherë në vitet e fundit që në fakt Monika ka dashur të jetë njëshi dhe jo dyshi në parti politikisht dhe a ka dashur përtej Ilir Metës që ta tejkalojë atë politikisht dhe të jetë një prima dona e politikës në mes të dy partive politike, do të arrinte dot këtë pa Ilir Metën, apo nuk do ta arrinte dot dhe s’po e arrin dot.
Thënë kjo ky çift duhej të mos tejkalonte masën e të brendshmes, personales dhe të ishte sot së paku në këtë betejë, përballë SPAK-ut bashkë.