Morën para nga një qytetar, pezullohen dy punonjës policie

Editor
2 Min Read

TIRANË- Dy punojës policie në Tiranë janë pezulluar nga puna, pasi morën lekë nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit. Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë. Ndërkohë, është njoftuar për rastin dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila ka nisur veprimet hetimore.

“Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë sapo u njoh me një video të publikuar në faqen zyrtare të emisionit investigativ Stop në Tv Klan, në të cilën shfaqet një patrullë policie, ku një prej punonjësve dyshohet se ka pranuar një kartëmonedhë nga një qytetar gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të dy punonjësve të Policisë, konkretisht Inspektor M. T, dhe Inspektor Sh. M., me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.5.

Në lidhje me rastin, Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, në zbatim të nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Për Policinë e Shtetit”, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë. Ndërkohë, është njoftuar për rastin dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila ka nisur veprimet hetimore. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë dhe çdo paligjshmëri tjetër duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al