Morën peng 15-vjeçarin në Durrës, dy të arrrestuar

Editor
2 Min Read

Morën peng 15-vjeçarin në Durrës, vihen në pranga dy persona, procedohen penalisht dy të tjerë.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, të miturin dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.

Sekuestrohen automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit D. S., D. Xh., K. S. dhe E. S., kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *