JiL.al - Jeto i Lumtur

Mori peng 14-vjeçarin se iu zu me të birin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Psikologe Eriona Hoxha ishte mëngjesin e kësaj të premte e ftuar në një emision televiziv, ku foli për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku babai një të mituri mbajti me forcë në makinë një 14-vjeçar i cili ishte konfliktuar me të birin.

Psikologia tha se ky ka qenë një veprim shumë i nxituar nga ana e babait dhe krejtësisht i gabuar, pasi ai është një person i rritur që mund të gjente mënyra të tjera për të zgjidhur çështjen.

“Më adoleshentë është treguar babai. Nuk është ajo mënyra, ai mund të merrte 100 teknika të tjera mund të zgjidhte të fliste me shkollën, me prindërit. Ai është njeri i rritur është 50 vjeç. Ne na ndodh rëndom që nuk e shikojmë problemin që mund të jetë te ne apo te fëmija.

Prindërit tani dëgjojnë fëmijën, nuk hulumtojnë nëse fëmija po i gënjen apo jo dhe marrin këto iniciativa ku kemi parë të goditen mësuesit, njerëz të tjerë afër tyre. Tani u jepet kaq shumë të drejtë fëmijëve dhe nuk po komunikohet më. Babai mund të kishte zgjedhur të fliste me të dy të miturit aty në këmbë”,-tha psikologia.

Scroll to Top