“Mos dilni nga shtëpitë”/ Situatë alarmante, moti i keq ‘shkatërron’ gjithçka (PAMJET)

Jil
Jil
1 Min Read

Kryetarja e Bashkisë, Chiara Rossetti, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos afrohen pranë urave dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme: “Mos dilni nga shtëpia, mos përdorni makinën dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale,” tha ajo.

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji i lumit ka vërshuar në rrugët e qytetit, duke bllokuar qarkullimin dhe duke detyruar autoritetet të shpallin alarm maksimal, pothuajse dy vite pas përmbytjes së madhe të gushtit 2023.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë rrugë të mbuluara nga uji dhe dëme materiale. Përmbytje kanë ndodhur edhe në autostradën A32 Torino-Bardonecchia, ku është mbyllur dalja për në zonën turistike në të dy drejtimet. Ndërkohë, edhe lumi Dora ka dalë nga shtrati në pjesën e poshtme të qytetit, duke përmbytur dhe rrugën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania