JiL.al - Jeto i Lumtur

38-vjeçari Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë i vitit 2023,

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Cristiano Ronaldo shënoi dy herë të martën në Superligën Saudite për t’u bërë golashënuesi më i mirë në vitin kalendarik 2023 me 53 gola.

“Kapiteni i Al Nassr, Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në botë në vitin 2023, pasi arriti golin e tij të 53-të kundër Ittihad sot, – shkroi klubi i portugezit në “X”. – Ai kaloi Kylian Mbappe dhe Harry Kane, të cilët shënuan nga 52 gola secili”.

38-vjeçari portugez ka shënuar dy herë në fitoren 5-2 ndaj skuadrës së Karim Benzema. Të dy ishin kapitenët respektivë në këtë përballje, teksa kanë bërë historinë edhe së bashku në një ekip, te Real Madridi.

Harry Kane i Bayern Munich dhe Kylian Mbappe i PSG e mbyllin këtë vit me nag 52 gola secili, ndërsa Erling Haaland, i cili luan për Manchester City, ka 50 gola.

Sidoqoftë, sulmuesi norvegjez, Haaland, ka të ngjarë të luajë edhe dy ndeshje në Premier League, në pjesën e mbetur të vitit 2023, pasi Manchester City është planifikuar të përballet me Everton të mërkurën dhe Sheffield United më 30 dhjetor. Pra, teorikisht mund ta parakalojë 38-vjeçarin portugez.

Scroll to Top