‘Mos luani top para pushuesve’! Të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë. Video

Jil
Jil
1 Min Read

DURRËS- Një tjetër sherr është regjistruar pasditen e sotme. Sherri i radhës ka ndodhur në Durrës. Disa pushues mësohet se janë konfliktuar me një punonjës çadrash në plazhin e Kavalishencës në Durrës.

Sipas raportimeve punonjësi u ka kërkuar të rinjve që të mos luajnë më top pranë pushuesve të tjerë pasi ata kanë shprehur shqetësimin e tyre. Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike. Situata është vënë nën kontroll nga pushuesit e tjerë të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania