Moska futi Zelenskyn në listën e të kërkuarve, reagon ashpër Kievi

Editor
2 Min Read

Kievi i është përgjigjur raporteve të mëparshme se Rusia e ka vendosur Volodymyr Zelensky në listën e të kërkuarve.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se ajo demonstroi “dëshpërimin e makinerisë shtetërore ruse dhe propagandës, të cilat janë në humbje për atë që të shpikë tjetër për të tërhequr vëmendjen”.

Më tej në deklaratë thugeh se: “Dëshirojmë t’i kujtojmë të gjithëve se, ndryshe nga njoftimet e pavlera ruse, urdhri i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e diktatorit rus Vladimir Putin me akuza për krime lufte është real dhe i zbatueshëm në 123 vende.”

Kujtojmë se Zelensky kërkohet për akuza penale, por nuk saktësohet se për çfarë akuzash bëhet fjalë. Për më tepër, nuk dihet se kur është futur emri i Zelenskyt në listë.

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, po ashtu është futur në listën e personave që Rusia i kërkon.

Edhe në të kaluarën, autoritetet ruse kanë vendosur emrat e zyrtarëve dhe politikanëve ukrainas në listën e personave të kërkuar. Dhjetorin e vitit të kaluar, Ministria e Brendshme e Rusisë vendosi kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, gjenerallejtënant Kirill Budanov, në listën e personave të kërkuar.

Pranverën e kaluar, një gjykatë në Moskë ngriti aktakuza në mungesë ndaj tij për krijimin e një komuniteti terrorist, për kryerjen e një sulmi terrorist nga një grup personash dhe për posedim të armëve dhe mjeteve plasëse.

Më 3 maj, mediat ruse raportuan se në listën e personave të kërkuar të Rusisë ishin shtuar se sekretari për Siguri Kombëtare dhe i Këshillit të Mbrojtjes të Ukrainës, Aleksandr Litvinenko, ish-ministri ukrainas i Financave, Aleksandr Shlapak, dhe ish-kreu i Bankës Qendrore të Ukrainës, Stepan Kubiv.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *