JiL.al - Jeto i Lumtur

Moti nesër, nis ulja e temperaturave

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në vendin tonë moti këtë të diel pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje dhe reshje lokale.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,4-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore 18/32°C

– Zonat e ulëta 22/36°C

– Zonat bregdetare 26/33°C

Këto ditë, vendi ynë pritet të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.

Megjithatë duke filluar nga dita e diel Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Pra, siç u kuptua nga sa më sipër moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Temperaturat të dielën, por dhe më pas do të shënojnë rënie dhe vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites (dhe kryesisht ditën e Diel) do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Scroll to Top