Moti bën kthesën e papritur! Ja kur kthehen rreshjet

Editor
2 Min Read

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28 gradë celsius.

“Dita e sotme me vranësira, reshje të pakta e të kufizuara në skajin verior, kthjellime më të dukshme në jug e lindje. Termometri shënon 25 gradë celsius. Nesër e njëjta tablo sinoptike. Rritje me 3-4 gradë e temperaturave. Të shtunën termometri shënon nga 8-28 gradë celsius”, tha sinoptikanja Ladja Porja për A2cnn.

Por sipas meteorologes, nga e diela rikthehet dimri në vend, me reshje shiu dhe rrebeshe. Temperaturat do të ulen me 3-5 gradë ndërsa nga e hëna rikthehen reshjet e borës.

“Të dielën fuqizim i vranësirave, prezentë të reshjeve rrebeshe kryesisht në zonat perëndimore. Temperaturat zbresin me 3-5 gradë më pak. Nga e hëna deri të mërkurën mot i paqëndrueshëm shi, të hënë të martë rrebeshe kryesisht në veri më pak në pjesën tjetër. Të hëhën pasdite rikthehen e dëborës në veri e verilindje dhe të martën e të mërkurën reshje bore në të gjithë zonat malore. Temperaturat do të jenë nga 2-19 gradë, ndërsa në mesjavë termometri zbret në minus 4 gradë në zonat e thella malore. Nga e premtja e shtuna ditë tipike vere, kalojmë në dimër”.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al