Moti bën “namin” në këtë vend, raportohet për 12 viktima

Editor
1 Min Read

12 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë shpallur të humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Brazilin.

Situata më e rëndë paraqitet në rajoni malor të Petropolisit, ku katër anëtarë të së njëjtës familje mbetën të varrosur në rrënojat e shtëpisë së tyre, si pasojë e një rrëshqitje masive dheu, e cila shkatërroi çdo gjë që gjeti përpara.

Vajza tjetër e familje, 4 vjeçe, është nxjerrë e gjallë pas 16 orësh dhe ishte babai i saj që e kishte shpëtuar, i cili sipas dëshmitarëve e kishte mbrojtur me trupin e tij.

Katër viktima të tjera janë regjistruar në shtetin fqinj Espirito Santo, pikërisht në fshatin Mimoso do Sul.

Qeveria vendore ka njoftuar ndërkohë se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Në zonë ka gjithashtu 1200 njerëz të mbetur pastrehë dhe shtatë të zhdukur.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *